8 vite/ Sot datëlindja e ZJARR TELEVIZION

0
220
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

24 Qershori është një ditë e shënuar për Zjarr Televizion, për themeluesit, për stafin që i dha jetë kësaj media televizive që solli një dritare tek teleshikuesi shqiptar por jo vetëm përsa i përket sarkazmës dhe vërtetësisë në trajtimin e problematikave që shfaq përditshmëria e jetës sonë.

Ishte data 24 Qershor e vitit 2015 kur një media e re vizive ju shtua tregut mediatik të Shqipërisë. Ishte televizioni më i ri që në këndvështrimin e drejtuesve të saj do të kishte si synim sjelljen e një programacioni me një tjetër qasje. Kjo ditë përveç përvjetorit të Zjarr Televizion, përkon gjithashtu edhe me datëlindjen e regjisorit dhe administratorit të Zjarri Tv, Ismet Drishti.

Drejtuesit e Zjarr Televizion menduan ta zgjerojnë programacionin duke nisur prodhimin dhe transmetimin e programeve të tjerë ku mund të përmendim ‘Emisioni i mëngjesit’, ‘I Pa Varur’, emisioni satirik ‘Shkruaje në akull’, ‘Teleposta’ dhe më pas duke vazhduar me emisione të tjera si ‘Flakë për Flakë’, një emision politik, ‘Loja mbaroi’, ‘Çmenudritë e rrjetit’, etj.

Në qoftëse i hedhim një sy shikueshmërise në rrjetin social YouTube vëmë re se Zjarr Televizion është televizioni privat që mban rekord në shikueshmëri. Video që ka shikueshmërinë me të madhe kap shifrën e 25 milionë shikuesëve. Zjarr Televizion ka arritur të mbijetojë në tregun mediatik shqiptar pa mbajtur asnjë krah politik.

Janë me dhjetëra ata profesionistë që e nisën rrugën e tyre të gazetarisë apo të kameras në Zjarr Televizion. Sot Zjarr Televizion është një televizion i tipit klasik pra me një programacion të plotë duke nisur me emisionin e përgatitur nga themeluesi i Zjarr Televizion Ismet Drishti, ‘Shkruaje ne akull’ , një emision mjaft i ndjekur nga teleshikuesi dhe frekuentuesit e rrjeteve sociale, si dhe emisionet e tjera si : ‘I Pa Varur’ nga Armir Shkurti, emisioni i mëngjesit ‘Zbardhi’, emisioni ‘Gjurmet’ reportazh, edicioni informativ 360 gradë, emisioni i fëmijëve ‘bejbi buu’, filma dokumentare, filma artistik, si dhe disa emisione të tjera që kane startuar në këtë media televizive si psh, ‘Tavë krapi’ , flake per flake, loja mbaroi, teleposta, cmendurite e rrjetit, dy ore pas gardhit, aventurat e Julit etj …

Edhe pse koha e krijimit të këtij televizioni ka hyrë në vitin e 9-të , kontributi është shumë më i madh pasi në këtë ekran qytetarët mund të shohin një pjesë nga vetja sidomos në problematikat e përditshmërisë. Vitet do të kalojnë por roli i medias do të mbetet i njëjtë kështu edhe ne do të vazhdojmë të jemi përkrah teleshikuesve tanë, për të ruajtur pozicionin tonë në tregun mediatik shqiptar. NE JEMI ZJARR TELEVIZION.

Zjarr Tv Ad