Policia e Lezhës bën “namin” me gjoba, arrestohen 10 shoferë që drejtonin automjetin në gjendje të dehur, pezullohen 31 patenta

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia Rrugore e Lezhës vijon me kontrolle të shtuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë javës që lamë pas janë proceduar penalisht 29 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur deri në masën 1.32 mg/l, nga të cilët 10 drejtues mjetesh janë arre*stuar në flagrancë dhe 19 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Janë vendosur 762 masa administrative, 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 180 për parakalime të gabuara, 226 për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë, 60 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 15 për përdorim të celularit dhe 266 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet me radar dhe drager, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit dhe tej normave të lejuara të shpejtësisë duke u bërë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore me pasojë jetën.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë tërhequr 11 leje drejtimi për përdorim të pijeve alkoolike, 20 leje drejtimi për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë, si dhe janë vendosur 180 masa administrative për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme.
Po gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë Kurbin dhe Lezhë, 7 shtetas. Është bërë bllokimi i 4 mjeteve, për mungesë dokumentacioni, si dhe i 7 mjeteve të tjera që qarkullonin me masa administrative të pashlyera. Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 drejtues mjeti, për kundërshtim të punonjësit të Policisë. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e DVP Lezhë është e vendosur për të ndëshkuar cilindo shkelës të Kodit Rrugor, i cili duke mos respektuar rregullat e qarkullimit rrugor kthehet në burim aksidenti për veten e tij dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë dhe profesional.\FAX WEB

Zjarr Tv Ad