Policia gjen kokainë me vlerë 1 milion dollarë në kutitë e bananeve

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kutitë e bananeve që do të shpërndaheshin në tre dyqane në Washington ishin të rrethuara me pako kokaine.

Autoritetet po përpiqen të kuptojnë se si përfundoi droga me vlerë 1 milion dollarë pa u vënë re.

Droga u gjet të dielën në zinxhirin e dyqaneve Safeway në qytetet Woodinville, Bellingham dhe Federal Way.

Punonjësit në Woodinville po nxirrnin bananet nga kutitë kur vunë re dicka të cuditshme. “Një prej kutive kishte letër kafe në të, gjë që i mori vëmendjen dhe më pas zbuluan pakot me drogë. Ata na telefonuan dhe ne gjetëm plot 22 kilogramë kokainë që mund të arrijë vlerën e 550 mijë dollarëve në tregun e zi”, tha sherifi i policisë Ryan Abbott.

Kokaina ishte e rrethuar me kuti të zakonshme bananesh, të cilat ishin të paketuara mirë.

“Ne ende po përpiqemi të përcaktojmë se nga erdhi e gjitha. Kjo është nën hetim. Ne e dimë se është dërguar e gjitha nga një depo qendrore, por ne nuk e dimë se nga e ka origjinën, kështu që kjo është një punë që do të hetohet,” tha ai.

Zjarr Tv Ad