Një prokuror i SPAK, dy oficerë të BKH dhe Policia e Shtetit, kanë shkuar në Kuvend pas situatës kaotike të krijuar në Kuvend.
Ata do të kqyrin vendin e ngjarjes pasi deputeti i opozitës, Ervin Salianji hodhi flakadanë në seancë.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj mbërriti i pari i shoqëruar me një grup policësh që hynë nga pjesa e pasme e Parlamentit.
Ende nuk dihet nëse policia do të ngrejë ndonjë akuzë për deputetët e opozitës, por efektivët po këqyrin vendin e ngjarjes për shkak të flakadanëve që u hodhën në seancë.
Deputeti Salianji ndezi flakadanë në foltore teksa mazhoranca miratoi projekligjet pa debat dhe mes kaosit të krijuar nga opozita që grumbulloi karriget në mes të sallës së Kuvendit.
Disa nga flakadanët ia morën punonjësit e Gardës, ndërsa disa të tjerë i hodhi në mes të sallës.