Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Valdarno me 70 kilogramë lëndë narkotike të gjetura në makinën e tij.
Sipas mediave italiane 38 vjeçari me inicialet A.V kishte fshehur në bordin e makinës një sasi droge me vlerën e 350 mijë eurove.
Pas informatave policia po e mbante nën vëzhgim shqiptarin dhe më pas në rastin më të parë, policia e ndaloi në autostradë për të ushtruar kontrollit të automjetit duke mos hasur as rezistencën e shoferit, i cili me sinqeritet pranoi se po transportonte drogës.
Në bagazh ishin fshehur me një pëlhurë katër pako të mbështjellja me celofon, pesha totale e të cilës ishte 70 kg.