Policia italiane vë në pranga 3 shqiptarë, posedonin 50 kg hashash dhe 1 kg kokainë

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia italiane ka vënë në pranga në Ragusa tre shqiptarë pasi posedonin 50 kg hashash dhe 1 kg kokainë.

Mësohet se njëri prej shqiptarëve ishte në kërkim, pasi ishte dënuar me tre vite për disa krime të kryera në provincën e Romës.

Shqiptari lëviste me një kartë identiteti greke në mënyrë që t’i shpëtonte kontrolleve të policisë.

Vitin e fundit, policia e Ragusës ka sekuestruar rreth 10 mijë kg drogë.

Të tre shqiptarët janë dërguar në paraburgim, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar destinacionin e drogës, dhe për të gjetur persona të tjerë.

Zjarr Tv Ad