Friday, June 21, 2024
Home Aktualitet Policia kontrolle në banesat e të infektuarve me koronavirus:”Ja 3 elementë për...

Policia kontrolle në banesat e të infektuarve me koronavirus:”Ja 3 elementë për t’u mbrojtur nga Covid-19′(VIDEO)

0
158
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia vijon kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë kësaj të diele, policia ka ushtruar kontrolle nëpër biznese, por edhe në banesat e të infektuarve me koronavirus, duke apeluar për respektimin e masave.

Njoftimi i policisë:

Frikë JO! Kujdes PO!

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin krahas përmbushjes së detyrave funksionale, vijojnë intensivisht punën për monitorimin e zbatimit të masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në zbatim të aktit normativ, kontrollet kanë vijuar në lokale, restorante, disko, në markete, minimakete e kudo ku ka grumbullime të qytetarëve.

Kontrollet vijojnë pandërprerë edhe në banesat e të prekurëve me COVID-19, me qëllim zbatimin e vetëkarantinimit të detyrueshëm.

Ndërkohë, herë pas herë në ambientet e strukturave të Policisë bëhen dezinfektime, si dhe zbatohet me rigorozitet mbajtja e maskave.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse për të mos lejuar përhapjen e COVID-19.

Distancimi social, higjena dhe vendosja e maskës, janë tre elementët më të mirë për tu mbrojtur nga COVID-19, respektoi dhe ti në funksion të mbrojtjes së jetës.

Mbrohuni dhe denonconi në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast që konstatoni në kundërshtim me masat parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Zjarr Tv Ad