‘Projektligji për Rimëkëmbje’, kryeministri kosovar Hoti tregon shifrën që do të përfitojnë bizneset dhe qytetarët

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri kosovar Avdullah Hoti ka deklaruar se për bizneset dhe qytetarët do të shpërndahen 470 milionë euro nga projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

Ai ka kërkuar nga deputetët që ky projektligj të votohet që në seancën e parë të Kuvendit për sesionin e vjeshtës.

Sipas Hotit, në analizën që Ministria e Financave i ka bërë këtij projekt-ligji, që është në pritje për miratim në Kuvendin e Kosovës, rezulton se përfitimet për qytetarë dhe biznese sivjet dhe vitin e ardhshëm janë rreth 470 milionë euro.

“Ky vlerësim i efekteve ekonomike dhe sociale është nxjerrë duke analizuar secilin nen të projekt-ligjit. Këto mjete, së bashku me fondin prej 365 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike që është pjesë e buxhetit për 2020 tanimë të miratuar, do të lehtësojë dukshëm pasojat e pandemisë për qytetarë dhe biznese. Është tepër me rëndësi që në seancën e parë në sesionin vjeshtor të Kuvendit të miratohet ky projekt-ligj”, ka shkruar ai në Facebook.

Zjarr Tv Ad