Kreshnik Spahiu i revoltuar me Ramën, Metën e Berishën:”Mbrojeni kufirin detar me Mercedesat e blinduar”

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa ka zënë jo pak hapësirë në debatin publik situata politike dhe gjeopolitike në rajon, por jo vetëm, edhe në Shqipëri ka pasur reagime të shuimta, sidomos pas deklaratës së kryeministri grek në parlament se vendi i tij do të zgjedhohej.

Kreshnik Spahiu thotë se nuk ka tradhëti më të madhe se të shkatërrosh ushtrinë e vendit, ndërsa këtë e ngre në formë pyetjeje, ai vijon më tej duke argumentuar se treshja, Berisha-Rama-Meta për 30 vite nuk kanë siguruar asnjë anije ushtarake, avion apo nëndetëse.

AI thotë se Berisha i ka shitur për skrap në Beograd avionët MIG ndërsa mundësinë e opsionit për të mbrojtur kufirin  detar,  ‘propozon’ merecdezët e blinduar.

“S’ka tradhëti më të madhe, se të shkatërrosh ushtrinë e atdheut tënd? 30 vjet shtet: Saliu-Rama-Meta s’kemi asnjë anije ushtarake. Zero anije, zero avion, zero nëndetëse! Këta palaço e kanë lënë ushtrinë shqiptare më keq se Enver Hoxha.

Saliu ka shitur për skrap në Beograd avionët MIG. Dil mbrojeni kufirin detar me Mercedesat e blinduar ose vilat me pishina të kryetarve të partive nëse futet flota greke!”, shkruan Spahiu.

Zjarr Tv Ad