Duan të shkojnë në Kapshticë por policia ka ngritur post-blloqe, prindërit dhe fëmijët apel në lot:”Na lini të afrohemi, nuk kemi as bukë as ujë”

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një situatë kaotike është krijuar ditën e sotme në Kapshticë, aty ku në pritje për të kaluar kufirin grek janë dhjetëra emigratë.

Mirëpo për shkak se është mbushur kuota ditore, qytetarët që janë në pritje do të kalojnë vetëm ditën e nesërme. Nga ana tjetër policia ka ngritur postblloqe për të mos lejuar të shkojnë drejt Kapshticës qytetarë të tjerë, por këto të fundit (prindër dhe fëmijë) i bëjnë apel që t’i lejojnë pasi nuk kanë as ujë dhe as bukë me vete.

“Është shumë e vështirë. Nuk di çfarë të bëjmë. Nuk kemi as bukë as ujë, presim gjithë këto orë. Dua të kaloj,”-shprehet një fëmijë, për report tv ndërkohë që e motra e saj deklaron: “Kam disa orë dhe është e vështirë. Dua të kaloj kufirin. Ushqime nuk ka mjaftueshëm”.

Ndërkohë një nënë e cila kishte fëmijën përtej kufirit filloi edhe të qante: ‘Do qëndroj këtu përgjatë gjithë natës, jemi pa ujë dhe ushqime. Jam shumë e shqetësuar sepse kam fëmijën në Greqi”.

Vështirësitë nuk mungonin as për qytetarët e tjerë: “Kam ardhur nga Bleshi dhe po qëndroj që prej orës 6 e gjysmë. Ujë nuk kemi, as bukë nuk kemi. Ne kërkojmë të afrohemi afër pikës sepse këtu s’kemi asgjë. Është shumë vështirë situata”.

Zjarr Tv Ad