Policia Rrugore apel shoferëve: Përdorni rrugë alternative për të shmangur trafikun e rënduar në autostradën Durrës-Tiranë

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia Rrugore e Tiranës bën apel drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugët alternative për të shmangur trafikun e rënduar në autostradën Durrës-Tiranë.

Rrugët alternative si: Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit), Elbasan-Tiranë, janë disa nga akset alternative që mund të përdoren nga shoferët në ditët që ka trafik dhe ngarkesë.

“Policia Rrugore e Tiranës Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrgore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative: *Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit); *Elbasan-Tiranë. Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet. Kthehu në shtëpi i sigurtë , respekto rregullat e qarkullimit rrugor”, njofton Policia.

Zjarr Tv Ad