Policia s’dha leje për protestë, Vasili: Banditizëm antikushtetues, që bllokon në Kuvend vendimin e Kushtetueses për Tubimet!

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Policisë, e cila tha se nuk mund të lejonte mbajtjen e protestës së 6 dhjetorit me argumentin se cenohet siguria kombëtare.

Ai shtoi se bllokimi i projektligjit të paraqitur nga deputetët e Partisë së Lirisë Kryemadhi, Vasili dhe Xhixho, për zbatimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese për “Tubimet” është prova e banditizmit të rilindasve, që kanë zaptuar Kuvendin e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Banditizmi antikushtetues i Edi Rames, qe bllokon ne Kuvend Vendimin e Kushtetueses per Tubimet!

Bllokimi i Projektligjit te paraqitur nga deputetet e Partise se Lirise Kryemadhi, Vasili dhe Xhixho, per zbatimin e Vendimit te Gjykates Kushtetuese per “Tubimet” eshte prova e banditizmit te rilindasve, qe kane zaptuar Kuvendin e Shqiperise.

Kuvendi rilindas si kurre here me pare ka guxuar te bllokoje edhe zbatimin e Vendimit te Gjykates Kushtetuese nga frika e tmerrshme prej protestave.

Banda e Edi Rames, qe ka zaptuar parlamentin po sillen si vandale politike, shkaterrimtare te shkallmues te intitucionit te kuvendit.

Kuvendi duhet te kishte ndryshuar qe nje vit me pare Kodin Penal sipas Vendimit te Kushtetueses qe e urdheron kete.

Ne pergjigje te bllokimit te qellimshem nga Kuvendi deputetet e Partise se Lirise paraqiten projektligjin qe qendron i bllokuar me muaj te tere.

Banditet e Edi Rames votojne me vrap hajduterine e Portin e Durresit kurse Vendimin e Gjykates Kushtetuese e bllokojne.

Kjo eshte fytyra e banditizmit politik te shkallmuesve te Edi Rames ne Kuvend. Kryetarja e Kuvendit Nikolla eshte njoftuar me leyer zyrtare nga une muaj me pare por bllokimi i qellimshem vazhdon.

Dhe ka surrat e flet per qeverisje Edi Rama.

P.S. Letra drejtuar Nikolles dhe Projektligji i deputeteve te Partise se Lirise.

Zjarr Tv Ad