Policët spanjollë kanë nxjerrë zvarrë nga avioni, 25 futbollistë të dehur të një ekipi anglez, për të mos i lejuar të fluturojnë drejt Alicante, ndërkohë që pasagjerët i duartrokisnin me gëzim dhe përshëndesnin arrestimin e tyre.
Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë u bë sot publike. Sipas mediave, Policisë në Spanjë iu desh të zbriste me forcë nga avioni një ekip futbolli britanik në Aeroportin Alicante sepse thuajse të gjithë ishin të dehur dhe të shkatërruar. Oficerët e Gardës Civile u thirrën për t’i nxjerrë ata jashtë avionit në mënyrë që të mund të merreshin me problemin e rendit publik që ekipi kishte shkaktuar.
Oficerët thanë në një deklaratë se shumica e 25 anëtarëve të ekipit ishin të dehur.
As futbollistët dhe as ekipi nuk janë bërë të ditur se cilët janë. Ata janë përshkruar vetëm si një ekipi amator futbolli anglez, që kishte për të fluturuar drejt Alicante, nga Bristol.
Policia shkoi në avion, pas kërkesës nga piloti, kur avioni mbërriti në aeroportin e Alicante në orën 10:50 të së shtunës. Një zëdhënës i Gardës Civile në Alicante tha në një deklaratë: “Të shtunën e kaluar, më 6 prill në orën 10:50, piloti i nja avioni që kishte ardhur nga Bristol, kërkoi praninë e oficerëve të Gardës Civile në vendin e uljes për t’u marrë me problemet e rendit publik në avionin, që kishte një numër të madh pasagjerësh.
Kur avioni arriti, oficerët nga Seksioni i Sigurisë së Aeroportit u desh të zbrisnin 25 anëtarë të një ekipi amator futbolli britanik, që gjatë fluturimit kishin shfaqur qëndrim agresiv, duke shkaktuar probleme me rendin, kishin mërzitur pasagjerët dhe injoruar kërkesat e ekuipazhit të fluturimit për të ruajtur qetësinë. Shumica e tyre ishin nën ndikimin e alkolit.”/