‘Policia të veprojë sa më shpejt’, Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë: E dimë kush je…

0
552
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një foto të Ballës, ku pas tij shihet karikatura e Profetit Muhamed. Ai kërkon që Balla të heqë menjëherë karikaturën nga muri si dhe i bën një apel drejtuar policisë dhe shtetit për të ndërmarrë masa të menjëhershme, duke përmendur përballje me komunitetin mysliman nëse nuk veprohet.

“Ne e dimë kush je ti, të njohim që në kohën kur masturboheshe live… Të bëj thirrje urgjentisht të heqësh atë karikaturë nga muri. I bëj thirrje shtetit të marrë masa, ose përndryshe do përballeni me komunitetin mysliman. U dogj e gjithë Franca për këtë karikaturë, o i ndyrë. Kërkoj Drejtorisë së Policisë së Tiranës të marrë masa menjëherë!! Policia sa më shpejt veproni.”- shkruan Stresi.

Duket se ky reagim i ashpër i Stresit vjen pas atentatit që ndodhi vite më parë në Francë, aty ku u vranë 8 persona.

Më 7 janar 2015, vëllezërit Cherif dhe Saïd Kouachi, të cilët pretendonin se ishin pjesë e Al-Kaedës në Gadishullin Arabik (Aqpa), vranë tetë anëtarë të stafit të redaksisë së Charlie Hebdo, si dhe një vizitor, dy oficerë policie dhe një teknik. Kanë mbetur edhe 11 të plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë.

Sulmi në redaksinë e gazetës ishte një sulm ndaj lirisë së shtypit. Ai shënjestroi këtë gazetë satirike, e njohur për karikaturat e saj të Jezusit ose Muhamedit dhe shumë kritike ndaj fesë.

Zjarr Tv Ad