Policia u bën thirrje shoferëve për kujdes kur transportojnë mallra

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia Rrugore, ditën e sotme ka bërë publike një foto të një automjeti i cili transportonte fruta mbi bagazh, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve se kjo gjë mund të shkaktojë aksidente.

Duke publikuar dhe fletën e gjobës, Policia tha se kjo shkelje është denoncuar nga qytetarët, dhe i inkurajon ata të vijojnë të bëjnë të njëjtën gjë.

Njoftimi i Plotë:

“Mund të përfundonte me aksident “transporti i çuditshëm” i këtij drejtuesi mjeti. Një frenim i papritur i tij në udhëtim e sipër dhe “ngarkesa” mund të rrëzohej në rrugë, ku një drejtues auotomjeti mbrapa tij mund të rrëzohej.

Faleminderit qytetarëve të ndërgjegjeshëm që telefonua në nr 112, dërguan imazhe në kohë reale në aplikacionin digital.

Policia ndërhyri menjëherë duke ndëshkuar me masë administrative drejtuesin e mjetit.

Në fund ishte drejtuesi i mjetit që bëri “llogaritë” sa kushtonte një rrugë tjetër e tij për të kryer transportin, ose sa kushtonte një mjet i përshtatshëm për të transportuar ngarkesën dhe sa kushton masa administrative për shkeljen me rrezikshmëri për përdoruesit e tjetë të rrugës.

Telefononi Policinë në 112, dërgoni imazhe në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, apo në rrjetet sociale zyrate të Policisë së Shtetit për çdo shkelje në rruge, e cila patjeter në një formë ose tjetër mund t’ju prekë edhe ju. Ne do bejmë detyrën !

 

Zjarr Tv Ad