Policia ka zbardhur detajet e para në lidhje me ngjarjen e masakrimit të një 42-vjeçari në Fier, nga dy vëllezërit.
Mësohet se konflikti mes tyre ka ndodhur pasi një ditë më parë jashtë një lokali në fshatin Pojan të Fierit, i plagosuri ishte zënë me babain e dy vëllezërve që ishte taksist.
Në prangat e policisë përfundoi një i ri pasi në bashkëpunim me vëllain e tij, goditi me sende të forta një 42-vjeçar.
Shtetasi Daniel Gj, 21-vjeç u arrestua në flagrancë, ndërsa vëllai i tij 27-vjeç është shpallur në kërkim. Të dy goditën për motive të dobëta 42-vjeçarin me iniciale E.A, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin D. Gj., 21 vjeç, si dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij 27 vjeçar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta shtetasin E. A., 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.