Policja ofendoi mediat për punën e tyre…reagimi i gazetares

0
709
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anisa Kostani, policja nga Elbasani që u bë e famshme për gjaprin që mbante si kafshë shtëpiake ka reaguar me egërsi ndaj mediave që sipas saj po nxijnë punën e policisë së këtij qyteti. Reagimi i polices, e njohur për publikun më shumë për gjarprin që mban në shtëpi, erdhi pas vrasjes së mbrëmjes së djeshme në Elbasan ku mbeti i vdekur 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.

Policja e famshme shkon deri aty madje sa cënon edhe nderin e gazetareve vajza që raportojnë për kronikën duke hedhur dyshime mbi mënyrën se si e kanë marrë diploën. Sipas saj, ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorave Don Zhuanë”.

Në një postim në lligarinë e saj ka reaguar edhe gazetarja e Zjarr Tv e cila shpreh keqardhje për reagime te tilla,të nxituara madje e ka krahasuar me nje program televiziv që ka përmbjatje +18.

“Me gjithë respektin që kam për Policinë e Shtetit ndjej një keqardhje që puna e atyre burrave me vite te ndershme mbi shpatulla, djemve dhe vajzave që kanë marrë përsipër një mision të vështirë, të bie në nivele të tilla…Policia e Shtetit Vs Kepi i shfrenimeve”

Zjarr Tv Ad