Populli në protestë kundër qeverisë në Kili

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mijëra protestues dolën në rrugë kundër qeverisë në Kili, ndërkohë që ushtria mori masa të ashpra për t’i ndaluar. Ky është marshimi më i madh në Kili që nga koha e Pinoçetit.

Protesta nisi me studentët, të cilëve një javë më parë ju rrit papritur çmimi i transportit publik. Qeveria u përgjigj shumë ashpër ndaj manifestimeve, gjë që rriti zemërimin e sindikatave, të cilët filluan grevat dhe lëvizjet shoqërore kundër qeverisë, kundër rritjes së kostos së jetesës, pabarazisë dhe korrupsionit.

Presidenti Sebastian Pinjera u përgjigj me ashpërsi, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke vendosur shtetrrethime, si dhe duke shprehur në deklarata se vendi ishte në luftë.

Por, situata u tensionua dhe protestuesit hodhën bomba molotov në drejtim të forcave policore. [ër pasojë një police u plagos rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Deri më tani raportohet se 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e protestave.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

Zjarr Tv Ad