Avokati Fatmir Merkoçi ka zhvilluar një protestë para Kryeministrisë ku i ka kërkuar qeverisë që të vendosë me ligj Minimumin Jetik si të drejtë kushtetuese.
Në pankartën e tij Merkoçi bën thirrje:
‘Shqiptarë! Protesto për të drejtën dhe lirinë tënde, kërko nga qeveria të vendosë me ligj ‘minimumin jetik’ si e drejtë kushtetuese’.
Avokati thekson se do të dalë përditë në orën 11:00 për të kërkuar këtë të drejtë që ia jep kushtetuta.
Postimi i plotë në Facebook:
Sot në ora 10-40
Protest për të vetmen kërkesë gjithpërfshirëse. nuk është as individuale as e një grupimi
Kjo kërkesë është çelsi i ekonomisë
Është dinjiteti dhe liria, është ajo që shqiptarët nuk i bën lyosar të asnjë qeverie.
Protesto popull, pasi kjo e drejtë është kushtetuese
Protesto për vete, familjen dhe kombin.
Unë çdo ditë në të njëjtën orë e vënd do protestoj
Kujdes!
Linku i videos së postuar nga avokati:
https://www.facebook.com/b.beni18