Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Bashkia e Tiranës ka nisur punë për rikonstruksionin e trotuarëve në rrugën e Porcelanit një nga akset kryesore të qytetit.
Ndërmarrja Nr. 2 e Bashkisë me punëtorët dhe automjetet e saj po punon intensivisht për rehabilitimin e trotuareve që kishin shumë vite pa njohur asnjë ndërhyrje.
Fillimisht është ndërhyrë në rrjetin nëntokësor me rrjetin e furnizimit me ujë, si dhe me rrjetin elektrik.
Paralelisht, Bashkia e Tiranës po punon edhe në akse të tjera të kryeqytetit për krijimin e të gjithë infrastrukturës së nevojshme jo vetëm për drejtuesit e automjeteve, por edhe për këmbësorët.