Nëse do të donit të pyesnit një njeri për të marrë këshilla seksi, kush do të ishte ai?
Me siguri që nuk do të zhgënjeheni nëse do t’ju themi se këtë herë këshillat do t’i marrim nga ish-pornostarja Mia Khalifa. Në një interviste për “Men’s Health”, ajo ka treguar disa sekrete të vogla dhe ka ndarë eksperiencën e saj me meshkujt e jo vetëm. Më poshtë gjeni disa nga pyetjet më interesante, të cilave iu është përgjigjur Mia.
Ku ndodhet Pika G?
Pika G ndodhet në fillim të murit vaginal, mes hapjes dhe qafës së mitrës. Do ta kuptoni që po e prekni, kur të ndieni sikur po prekni një sipërfaqe pak më të ashpër, si sipërfaqja e një arre.
Si ta bëjmë një femër të arrijë orgazmën?
Varet nga shumë faktorë, duke nisur nga puthja, tek mënyra e të sjellurit ëmbël apo me dhunë, varet si e do vajza. Nuk është se ka një recetë të saktë, thjeshtë duket të ndiqni emocionet tuaja. Zhurmat janë një shenjë se ajo po shkon drejt orgazmës, apo që ju jeni në rrugën e duhur.
Si të rris penisin në mënyrë manuale, pa ndërhyrje? A ndikon madhësia?
Sipas Mias madhësia nuk ka fare rëndësi. Ajo thotë se seksin më të mirë e ka kryer me meshkuj që dinë të sillen në shtrat, që dinë si ta trajtojnë një femër tek puna e qejfit, jo që e kanë domosdoshmërish të madh apo të vogël. Nëse e keni të vogël, vendosni një jastëk poshtë shpinës të saj.
Sa duhet të zgjasë seksi?
Mendoj se një e shpejtë zgjat nga 5 në 7 minuta. Diçka që është më pasionante zgjat diku tek 10-15 minuta. Lodhem dhe nuk më duket më interesante nëse seksi real zgjat më shumë.
A dhëmb seksi anal?
Po, dhëmb dhe dhëmb shumë. E vetmja herë kur femrat pranojnë të kryejnë seks anal, është kur ata janë me të vërtetë shumë të dashuruar me partnerin e tyre. Mjaft lubrifikant mund t’ju vijnë në ndihmë. Është një lloj tjetër kënaqësie, edhe pse dhëmb.
Si mund të zgjas më shumë në seks?
Futeni dhe nxirreni shumë ngadalë herë pas here. Nëse e shikoni që jeni shumë afër momentit të ardhjes vijoni sërish në të njëjtën mënyrë. Ajo nuk ka për ta kuptuar dhe kënaqësia do të zgjasë.