Porti i Durrësit/ Alabbar e thotë troç: Do të instalohen vinçat e parë. Ndërtimi nis brenda…

0
1791
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi mori dritën jeshile nga Kuvendi i Shqipërisë, Porti Turistik i Durrësit shumë shpejt pritet të nisë ndërtimin.

Investitori Mohamed Alabbar thotë se fillimi i vitit të ardhshëm do të shënojë edhe hapat e parë për ndërtimin e projektit ambicioz.

“Është shpallur tenderi ynë i parë i ndërtimit. Kështu që të mos gabohem, presim që në rreth 4 javë të marrim çmimet e ofertës dhe pasi të kalojë kjo fazë, shpresoj që për një muaj e gjysmë apo dy muaj. të instalojmë vinçat dhe të fillojmë punën”, tha Alabbar.

Për herë të parë, investitori arab zbulon detaje sesi do të duket kur të përfundojë ndërtimi i Portit Turistik të Durrësit, duke i kërkuar skeptikëve, t’i besojnë.

Zjarr Tv Ad