Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
“Porti Detar”i Vlorës i ka bërë thirrje, tregtarëve , se duhet të pajisen me fletëhyrje të reja për vitin 2019.
“Brenda datës 20 janar 2019, duhet të sillni pranë zyrës së Sigurisë të “Portit Detar” Vlorë sh.a. dokumentacionin e mëposhtëm”, njoftoi Porti.
Për leje personale:
- Një foto në CD;
• Kopje e dokumentit të identifikimit;
• Vërtetim i lëshuar nga firma , ku të specifikohet që ju jeni punësuar, shoqëruar me ekstrakt nga QKR , vërtetim nga tatimet , vërtetim i pagimit të taksave nga Bashkia për subjektin;
Për leje automjeti:
- Kopje të lejes së drejtimit (patentës), (vetëm në rastet kur aplikohet për leje automjeti);
• Kopje e lejes së qarkullimit (vetëm në rastet kur aplikohet për leje automjeti);
• Kopje e dokumentit të kontrollit teknik (vetëm në rastet kur aplikohet për leje automjeti);
• Për auto taxi, fotokopje e liçencës shoqëruar me fotokopje të sigurimeve shoqërore dhe detyrimeve vendore bashkiake.
• Kopje e lejes së transportit (vetëm në rastet kur aplikohet për leje automjeti, kamionë, autotren, gjysmërimorkiator, autobus);
• Kopje e çertifikatës së transportit (vetëm në rastet kur aplikohet për leje automjeti, kamionë, autotren, gjysmërimorkiator, autobus).
Për informacione të detajuara kontaktoni në nr. Tel. 033409700
Në faqen zyrtare: www.portivlorë.com dhe facebook: Porti Detar Vlorë sh.a.