Portieri i ekipit kosovar punon në ndërtim

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rasti i radhës i dhimbshëm vjen nga Kosova. Gazeta Olles raporton historinë e dhimbshme të portierit të Trepçes, Theo Fodjo Lali. Ky i fundit është një nga lojtarët më të rëndësishëm, pasi sezonin e kaluar shpëtoi ekipin e tij nga rënia në Kategorinë e Tretë duke pritur 3 penallti në takimin e “play-out”-it.

Mungesa e pagesave në mënyrë të rregullt ka bërë që portieri të punojë dhe në ndërtim. Ai shkon shpesh herë dhe punon pranë një prej kompanive të ndërtimit në Mitrovicë. Afrikani është i detyruar për të mbijetuar në Kosovë dhe shumë larg familjes.

Pronari i Kompanisë, Fadil Halilaj, tregon se si “gardiani i portës” ka kërkuar punë. “Ai ka ardhur me vetiniciativë për të kërkuar punë tek kompania jonë dhe ne i kemi ardhur në ndihmë. E dimë se është sportist i mirë, e njeh gjuhën angleze, por gjithashtu edhe punëtor i mirë. Te ne nuk punon rregullisht, por kohë pas kohe e angazhojmë kur kemi nevojë”, – tregoi ai.

Një histori shumë e dhimbshme që gjen veshin e shurdhër të presidentit të Trepçes, Avni Haxhiu, që shpjegon se futbollisti është paguar rregullisht dhe nuk ka borxhe. Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve, Visar Zogiani, tregon se nuk ka dijeni për rastin në fjalë.

 

Zjarr Tv Ad