Posteri i pazakontë i Belos në rrugët e Tiranës po bën xhiron e rrjetit, ja cili është mesazhi i kandidatit të Berishës

0
159
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka mbushur rrugët e Tiranës me postera në tentativë për të bindur qytetarët që ta votojnë në 14 Maj.

Dy janë posterat e tij. Në posterin e parë Këlliçi shfaqet me duart lart duke nxjerrë gishtin e mesit. Mbi dy gishtat e mesit shkruhet “Duart e Belos kështu i drejtohen korrupsionit në Tiranë”.

Në posterin tjetër Këlliçi është shfaqur me një simbol zemre krijuar po duar, drejtuar qytetarëve të kryeqytetit, ku shpjegon: “Duart e Belos do ta trajtojnë Tiranën me dashuri”.

Zjarr Tv Ad