Postojnë foto nga qelia, shqiptarët numër rekord brenda burgjeve angleze

0
163
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas proçedurës përkatëse, Ministria e Drejtësisë në Angli, publikoi statistikat mbi të burgosurit, deri në fundin e muajit tetor.

Nga publikimi i statistikave, vihet re se numri i shtetasve shqiptarë në burgjet angleze, ka shkuar në 933 persona, edhe pse ekziston një marrëveshje për riatdhesimin dhe vuajtjen e dënimit në burgjet shqiptare

Dënimet për trafik kokaine mbajnë rekord ku shumica e shtetasve shqiptarë vuajnë dënimet në burgjet angleze.

Por është parë se ka tendencë ritje, numri i të dënuarve në përfshirë në rritjen e kanabisit nëpër shtëpi.

Të dënuarit shqiptarë, të cilët postonin në rrjetet sociale fotografi nga brenda ambienteve të burgjeve, janë bërë pre e mediave britanike në shumë raste, të cilat i kanë identifikuar të burgosurit.

Rasti i Tristen Asllanit është i tillë, ku i dënuari me 25 vite burg për trafik droge, vitin e kaluar pranoi akuzat për trafik droge dhe posedim pa leje, të një arme tip skorpjons.

E përditshmja “Evening Standard” shkruante se ka zbuluar foto të Asllanit, të cilat ai i postonte në Instagram. Sipas gazetës, fotot janë shkrepur brenda qelisë, në burgun Wandsworth në Londër.

Zjarr Tv Ad