PPE nuk i kanë dërguar ftesë Rithemelimit? Berisha zbulon emrat që do të udhëtojnë drejt Roterdamit, çfarë paralajmëroi McAllister nga Tirana

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për qëndrimin që do të mbajnë Partitë Popullore Europiane pas rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike, për të cilin ende nuk ka marrë ndonjë urim publik të nivelit të lartë.

Javën e ardhshme, PPE do të mblidhen në një takim në Roterdam, ku mes të tjerave David McAllister, ka thënë nga Tirana pak ditë më parë, se do të diskutohen edhe zhvillimet në Shqipëri.

Berisha tha se PPE nuk kanë ftuar asnjë prej dy grupimeve në PD, në mënyrë që të ruajnë një lloj neutraliteti në qëndrimin e tyre, ndërkohë që dha dhe emrat e përfaqësuesve të Rithemelimit që do të jenë në Roterdam.

“Së fundi dua tiu sqaroj, se ka pasur një polemikë në media, PPP kanë një qëndrim korrekt, nuk është e vërtetë që kjo parti i ka dërguar ftesë, jo… PPP nuk ka dërguar ftesë për neutralitetin e saj, por do të shkojnë disa, nga ne shkojë 4-5, zonja Vokshi, e ftuar nga gratë, zoti Këlliçi i ftuar nga të rinjtë, Edith Harxhi dhe Genc Pollo.

Zonja Tabaku është anëtare e grupit popullor të këshillit të Europës, ka një ftesë nga ky grup, pa të drejtë vote, ke të drejtë të marrësh pjesë dhe kaq. E para që nuk iu diktoj dot unë atyre nëse do të diskutojnë apo jo për Shqipërinë. PPE ka një president, që është Donald Tusk, që do të zëvendësohet nga Veber, dhe ka 6 nënkryetarë. Ata diskutojnë të gjitha çështjet, a do të diskutojnë apo jo për Shqipërinë, ne nuk kemi një qëndrim zyrtar nga ana e tyre. Nëse do të diskutojnë, ne sigurisht që e mirëpresim”, tha Berisha.

Çfarë tha McAllister disa ditë më parë në Tiranë:

Sikur sapo e thashë unë jam këtu si kreu i delegacionit të PE për çështjet e jashtme dhe nuk është vendi për të komentuar për zhvillimet e brendshme të PD. Do të kemi një konferencë të PPE në Roterdam javën që vjen dhe mes shumë çështjesh do të diskutojmë edhe zhvillimet në Shqipëri.

Kam ndjekur zhvillimet aktuale. Kam respekt për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot këtu në këtë konferencë, unë vij si kreu i komisionit të PE-së. Si anëtar i CDU-së ne ndjekim të gjitha zhvillimet dhe do të përpiqemi të japim mbështetjen tonë për të tejkaluar dallimet ose ndasitë, por këtë nuk e kam bërë dhe nuk e bëj sot.

Zjarr Tv Ad