Pranga “maniakut” në Tiranë, mbetet në burg 56-vjeçari që ngacmoi të miturat në Durrë

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 61 vjeçar u arrestua në Tiranë pasi akuzohet se ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një vajzë në periudha të ndryshme kohore. Në Durrës ndërkohë gjykata la në burg një 56 vjeçar që akuzohet se ngacmoi dy të mitura! Një 61 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia i dyshuar për një sërë krimesh seksuale! Burri dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka përndjekur, ka kryer veprime të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase. 61 vjeçari është arrestuar me iniciativë të agjentëve të komisariatit nr. 4 në kryeqytet, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse ndaj tij ka pasur kallëzim nga shtetasja që përndiqte. Gjykata e Durrësit ndërkohë la në qeli  një 56 vjeçar të akuzuar për  veprime të turpshme ndaj ty vajzave të mitura, përkatësisht 9 dhe 13 vjeçe. Burimet thanë se ka qenë vajza me e rritur që e kishte denoncuar tek prindërit që më pas bënë kallëzim në polici Ajo ka thënë se 56 vjeçari që është fqinj me familjen e ka ngacmuar me fjalë të turpshme në disa raste kur ka qenë e vetme dhe ashtu edhe më kushërirën me të vogël. Por burri ka mohuar akuzat duke deklaruar se ai shfaqte dashamirësi ndaj vajzave dhe asnjë herë nuk i ka ngacmuar. Prej muajit maj në janë regjistruar disa raste të abuzimit dhe ngacmimit seksual me të Mitura. Në tiranë u zbulua historia tronditëse e abuzimit të një 15 vjeçare në Tiranë nga roja i shkollës dhe disa të rinj. Në Berat, një 48 vjeçar u arrestua pasi ngacmoi seksualisht një 5 vjeçare të cilën sipas dëshmisë në Polici e gënjeu me ëmbëlsira e kumbulla për ta futur në shtëpi. Në Kukës, dy vëllezër u arrestuan për abuzimin me një të re nga Kosova me probleme të shëndetit mendor e Fizik. Në Korçë e Vlorë ndërkohë dy burra u arrestuan pasi akuzohen se ngacmuan seksualisht vajzat e tyre

Zjarr Tv Ad