Prej dy javësh “digjej” nga temperaturat përvëluese, sot Parisi “shndërrohet” në Venecia

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas të nxehtit me temperatura rekord, reshjet e dendura të shiut kanë goditur së fundmi kryeqytetin francez Paris duke shkaktuar shqetësime serioze.

Reshjet e dendura dhe era e fortë shkaktuan përmbytje të mëdha në rrugët e Parisit. Autoritetet vendase u detyruan të mbyllin qarkullimin e metrove, pasi shumë stacione u përfshinë nga vala e përmbytjeve.

Kjo situatë rëndoi qarkullimin e automjeteve dhe motoçikletave duke shkaktuar trafik të rënduar në akset kryesore të vendit. Për pak çaste Parisi i ngjasoi Venecias, ku mjetet e qarkullimit rrugor dukeshin si motorë uji.

Siç raportoi “Le Figaro”, përmbytja në Paris erdhi pas një vale anormale të të nxehtit që kishte kapluar vendin për më shumë se tri javë. Sipas La Chaîne Météo, dendësia mesatare e reshjeve të shiut arriti nga 10 deri në 40 mm në më pak se një orë, gjë që mund të krahasohet me sasinë e reshjeve që mund të binin përgjatë dy ose tri javëve.

Zjarr Tv Ad