Presidenti Begaj takim në Delvinë: Kush ka një detyrë publike duhet të dëgjojë qytetarin

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një seri takimesh në Delvinë ku u takua me përfaqësues të pushtetit lokal, të biznesit, etj. Gjatë takimit me Kryetaren e Bashkisë së Delvinës, Majlinda Qilimi, Presidenti Begaj u ndal tek sfidat dhe problematikat që ka qyteti i Delvinës.

“Delvina është një qytet me vlera në historinë e Shqipërisë, me vlera në kulturën shqiptare dhe vizita ime sot është shenjë e rëndësisë që ka ky qytet dhe kjo bashki. Me kryetaren diskutuam rreth çështjeve që e shqetësojnë më shumë komunitetin e Delvinës, bashkisë së saj. Është e rëndësishme që çdonjëri nga ne që ka një detyrë publike duhet të dëgjojë qytetarin, të kujdeset për shqetësimet që ata kanë dhe të ndikojë në mirëqënien e jetës së qytetarit.”, tha Presidenti Begaj.

Presidenti vizitoi gjithashtu dhe Muzeun e Historisë dhe Etnografisë të Delvinës.

“Është një muze i realizuar me kontributin e të gjithë qytetarëve të Delvinës. Do të doja të falënderoja çdonjërin prej tyre për kontributin dhe vullnetarizmin në këtë promovim të vlerave të historisë së qytetit të Delvinës.”,tha Presidenti gjatë prononcimit të tij.

Gjatë ndalesës në Delvinë, Presidenti realizoi një takim me një biznes të zonës në fushën e bimëve medicinale.

Zjarr Tv Ad