E prita me shumë kënaqësi propozimin e veteranëve, për vlerësimin e merituar të z.Selim Shehut, një prej figurave të shquara të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, shembull i heroizmit partizan, i dalluar për sakrificat vetëmohuese për lirinë e Atdheut.
I angazhuar pas Çlirimit për modernizimin e Forcave të Armatosura, ai spikati për ndihmën e dhënë në këtë drejtim, duke u kthyer në modelin e ushtarakut të dedikuar, me ndërgjegje e disiplinë të lartë, i palodhur në promovimin e vlerave të lirisë.
Për kontributin e vyer të dhënë për Çlirimin e Shqipërisë, pata nderin t’i akordoj Selim Shuli, Titullin e lartë ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’.
Mirënjohës veteranëve të Luftës Antifashiste, të cilët punojnë pa u lodhur për të mbrojtur dhe promovuar vlerat e përjetshme të lirisë dhe atdhedashurisë, duke edukuar me dashurinë për to gjeneratat e reja.