Shkodra ende nën ujë nga përmbytjet, kryebashkiakia apel qeverisë:”Përgjigjjuni nevojës së komunitetit…”

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Voltana ADEMI

Nuk kemi asnjë përgjigje për furnizimin e kërkuar për bazë ushqimore për gjënë e gjallë në zonat e përmbytura. Me rifillimin e reshjeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës, të cilat parashikohet të vazhdojnë disa ditë, vështirësohet situata për banorët, fermerët dhe gjënë e gjallë.

Sot, sipërfaqja nën ujë është 738 hektarë dhe sipas parashikimeve pritet të rritet në datat 22- 26 janar. Problemi kryesor vazhdon të mbetet furnizimi me koncentrat, sanë – ushqim për gjënë e gjallë.

Që me datën 14 janar 2021 kemi dërguar kërkesën në Institucionin e Prefektit të Qarkut për ushqim për gjënë e gjallë në territoret e përmbytura. Kemi kërkuar 156 ton koncentrat për plotësimin e nevojave për 10 ditë, për rreth 2550 krerë gjedhë, rreth 2720 krerë të imta dhe rreth 760 krerë derra.

Deri tani, nuk ka asnjë reagim nga institucionet shtetërore për sigurimin e ushqimit. Është një detyrim i Ministrisë së Bujqësisë sigurimi i koncentratit për gjënë e gjallë, teksa përmbytja është pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet.

I bëj thirrje Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Prefekturës Shkodër, Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile që t’i përgjigjen nevojës të komunitetit për ushqim për gjënë e gjallë. Kjo situatë do të vazhdojë për disa javë deri në tërheqjen e ujit, me pasoja të rënda për kulturat bujqësore, ndër të cilat edhe ato që përdoren si ushqim për blegtorinë.

Zjarr Tv Ad