Presidenti Ilir Meta ka shkarkuar Edi Ramën nga posti si Ministër/ Ja dy emërimet e reja…

0
214
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka firmosur shkarkimin e Kryeministrit Edi Rama, nga posti që mbante si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, duke dekretuar emërimin e Olta Xhaçkës, në këtë pozicion.

Kjo e fundit, është dekretuar në postin e Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, ndërsa në vendin e saj në Ministrinë e Mbrojtjes, Presidenti Meta, ka dekretuar emërimin e Niko Peleshit, i cili rikthehet në qeveri pas disa vitesh mungesë.

Meta vendosi që të mos e dekretojë asnjëherë si Ministër të Europës dhe Punëve të Jashtme Gent Cakajn, Rama ka qenë vetë ligjërisht në postin e Ministrit, nga i cili është shkarkuar sot, pas emërimit të Xhaçkës.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës: Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, ka dekretuar sot shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zonjës Olta Xhaçka, nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes.

Presidenti Meta, ka dekretuar emërimin e zonjës Olta Xhaçka, në detyrën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zotit Niko Peleshi, në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes.

Cakaj deklaroi se; dha dorëheqjen e parevokueshme nga posti që mbante, ndërkohë që u shpreh qartë se; nuk do të angazhohet në fushatën elektorale të zgjedhjeve të ardhshme, nën siglën e PS.

Zjarr Tv Ad