Presidenti izraelit mirëpret thirrjen e Netanyahut për qeveri të unitetit

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, do të fillojë të dielën konsultimet për të vendosur se kujt do t’ia besojë mandatin për të formuar qeverinë e re pas zgjedhjeve parlamentare shkruan REL. Rivlin do të takohet me partitë e zgjedhura në parlament, dhe do të kërkojë të propozime se kush mund të jetë kryeministri i ri i Izraelit.

Njoftimi nga presidenca izraelite vjen në një kohë kur nuk ka asnjë fitues të qartë të zgjedhjeve.

Rezultatet përfundimtare zyrtare ende nuk janë bërë të ditura, por bazuar në 97 për qind të votave të hedhura, partia Kaltër dhe Bardhë e Benny Gantz ka fituar 33 vende, ndërkaq partia Likut e Netanyahut, 31 vende në parlamentin me 120 deputetë.

Presidenti Rivlin mirëpriti thirrjen e Netanyahut për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar.

Por, thirrja e Netanyahut tij nuk u pranua nga Gantz i cili ka thënë se nuk do të ulet në një qeveri me Netanyahun.

Këto janë zgjedhjet e dyta në Izrael, që u zhvilluan gjatë këtij viti. Në muajin prill, pas zgjedhjeve të përgjithshme, Netanyahu nuk arriti të formojë koalicionin qeverisës dhe si pasojë shpalli zgjedhjet e reja.

Zjarr Tv Ad