Presidenti Ilir Meta i është bashkuar prej kohësh nismës së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”,për njerëzit në nevojë.
Presidenti Meta ditën e sotme ka qenë i pranishëm në qytetin e Kavajës, nga ku i ka dhënë një mesazh qytetarëve të cilët morën pjesë në dhurimin e gjakut.
Në fjalën e tij Presidenti Meta u shpreh se “Besoj që Kavaja do të ketë këmbën e mbarë, shumë shpejt do të organizojmë edhe seanaca të tjera që të mos kemi një krizë apo mungesë të dhurimit të gjakut për të gjithë qytetarët tanë kudo në të gjithë vendin”.
Procesin e dhurimit të gjakut po e nisim nga Kavaja dhe dua të falenderoj Kryearin e Bashkisë Së Kavajës që ju përgjigj poiztivisht thirrjes po kështu edhe të gjithë qytetarët që sot ndodhen këtu në një proces shëmbullor të dhurimit të gjakur.
Janari dhe Shkurti janë muaj të vështirë prandaj është e rëndësishme të rrisim sensibilizimin tonë dhe të organizojmë sa më shumë seanca që të mos ketë mungesë gjakut për të gjithë ata qytetarë të cilët kanë nevoja të vazhdueshme apo të gjithë të tjerëve që kanë nevojë për shkak të aksidenteve të ndryshme që ndodhin dhe të domosdoshmërisë për t’iu përgjigjur këtij detyrimi mjaft human dhe njerëzit. Besoj që Kavaja do të ketë këmbën e mbarë, shumë shpejt do të organizojmë edhe seanaca të tjera që të mos kemi një krizë apo mungesë të dhurimit të gjakut për të gjithë qytetarët taënë kudo në të gjithë vendin.
I pyetur për dekretimin e kadidturës së Gent Cakajt si ministëri Jashtëm Metau shpreh se:
“Unë po përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese që ka presidenti në këtë rast, sikur e keni vënë re të gjithë propozimet janë konfirmuar menjëherë që vijë nga politika dhe nga kuvendi pasi janë përfaqësues që vijnë nga disa filtra në të kaluarën përsa i takon integritetit të tyre publik.
Për të gjithë emrat e rinj apo figurat e reja që promovohen dhe propozohen për ministra po bëhet detyra normale me shumë përgjegjësi për verifikim e integritetit të tyre në mënyrë që të respektojmë institucionin e ministrit si një institucion shumë i rëndësishmë kushtetues. Brenda afateve, sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo duke pritur orët e fundit por kjo do të varet nga përgjigja e institucioneve që ne u jemi drejtuar do të bëjmë të gjitha veprimet përfundimtare publike me transparencë maksimale.” tha Meta.