Presidenti Meta mesazh për aksidentin e Vlorës: Tragjedi që na ka tronditur sot të gjithëve! Policia të marrë masa

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta shkruan për aksidentin tragjik të ndodhur sot në autostradën e Vlorës, ku humbën jetën 4 anëtarë të familjes Gushi nga Patosi. Meta e quan ngjarjen një tragjedi të madhe, teksa u shpreh dhe ngushëllimet familjarëve për humbjen e madhe.

“Kam përcjellë me trishtim shumë të thellë lajmin e rëndë të humbjes së familjes Gushi në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë. I bashkohem dhembjes së të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!  Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur sot të gjithëve.

Duke kërkuar një hetim të plotë, i apeloj Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të udhëtojnë me shumë kujdes! Shpejtësia vret”, shkruan Meta.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, në autostradën Fier-Vlorë, ndodhi një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e katër anëtarëve të familjes Gushi. Makina me të cilin ata udhëtonin, godit nga mbrapa nga një mjet tjetër. Për pasojë vdiq çifti i bashkëshortëve dhe dy vajzat e tyre të mitura.

Zjarr Tv Ad