Presidenti Meta: Shqipëria është e fundit në rajon, për mbështetjen fiskale gjatë pandemisë…

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka bërë një deklaratë se; Fondi Monetar Ndërkombëtar e rendit vendin tone, të fundit në rajon për sa i takon mbështetjes fiskale të drejtpërdrejtë, për pandeminë.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e muajit janar 2021, mbi nivelin e mbështetjes fiskale të drejtpërdrejtë për pandeminë, e rendit Shqipërinë të fundit në rajon. Niveli i mbështetjes buxhetore rezulton rreth 4.5 herë më pak se mesatarja e vendeve të rajonit. Shqipëria ka mbetur në nivelin 1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto sa i përket mbështetjes për pandeminë, ndërkohë Maqedonia e Veriut ndodhet në nivelin 2.6% të PBB, Bosnje-Hercegovina në 5.1% të PBB, Kosova 5.6% e PBB, Serbia 5.6% e PBB dhe Mali i Zi në 8% të PBB”, ka shkruar Meta.

Sipas Kreut të Shtetit, qeveria duhet të shkurtojë pagesat për PPP-të, si dhe të shtojë mbështetjen buxhetore, për përballimin e pasojave të pandemisë.

“Numri i të prekurve dhe i jetëve të humbura po rritet çdo ditë. Qeveria duhet të shkurtojë pagesat për PPP-të dhe të shtojë mbështetjen buxhetore për përballimin e pasojave të pandemisë. Asgjë nuk ka më shumë vlerë se shëndeti dhe jeta e qytetarëve, që duhet të jenë prioriteti ynë absolut!”, kështu shkruan Presidenti Meta.

Zjarr Tv Ad