Presidenti Meta vlerëson ambasadorin e Bullgarisë: Përherë mirënjohës për mbështetjen ndaj procesit të integrimit europian

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me titullin “Për Merita të Veçanta Civile” ambasadorin e Bullgarisë Momtchil Raytchevski. Meta shprehet se i është përherë mirënjohës Bullgarisë mike për mbështetjen e vendosur dhe të vazhdueshme të procesit të integrimit europian të vendit tonë.

“Në vlerësim të veprimtarisë së tij të spikatur diplomatike dhe kontributit të posaçëm të dhënë për forcimin e marrëdhënieve tradicionale të shkëlqyera dypalëshe, pata sot kënaqësinë e posaçme të vlerësoja me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” një mik të Shqipërisë dhe popullit shqiptar, Ambasadorin e Bullgarisë, Momtchil Raytchevski.

Përherë mirënjohës Bullgarisë mike për mbështetjen e vendosur dhe të vazhdueshme të procesit të integrimit europian të vendit tonë, si dhe për ndihmesën e hershme dhe shumë të vyer të dhënë në Pavarësinë dhe zhvillimin e shtetit shqiptar”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad