Presidenti Meta zhvillon bisedë telefonike me homologun Zourabichvili: Shqipëria mbështet integritetin territorial të Gjeorgjisё

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Gjeorgjisë, Sh.S.Znj. Salome Zourabichvili.

Presidenti Meta u shpreh se Shqipëria mbështet aspiratat euroatlantike të Gjeorgjisë dhe përgëzoi Tbilisin për kontributin thelbësor në operacionet dhe misionet e Aleancës.

“Marrёdhёniet Shqipëri-Gjeorgji konsiderohen shumë të mira, – theksoi Kreu i Shtetit, “ndërkohë që ka vend për gjallërimin e tyre në të gjitha fushat me interes reciprok, si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu dhe në ato shumëpalëshe”.

U shpreh gjithashtu interesi për bashkërendimin e përpjekjeve për të nxitur zhvillimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, si dhe në fushën e turizmit, ndërmjet dy vendeve.

Presidenti Meta rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje tё integritetit territorial dhe sovranitetit të Gjeorgjisё.

Të dy Presidentët ndanë informacione rreth situatës së pandemisë COVID-19, si dhe qasjeve për lehtësimin e masave shtrënguese që do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë dhe rifillimit të jetës normale në të dy vendet respektive.

Zjarr Tv Ad