Presidentja e Komisionit Europian viziton sot Tiranën, do të takohet me Ramën dhe Metën…

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ditën e sotme do të nisë turin e saj në Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen, vizitën e saj do e nisë me Shqipërinë, ku në orën 09:00 pritet që të zhvillojë një takim me Kryeministrin Edi Rama, në Pallatin e Brigadave. Ndër të tjera, mësohet se pas takimit me kreun e qeverisë, Presidentja e Komisionit Europian, do të drejtohet Presidencën ku do të takohet me presidentin Ilir Meta.

Ndërkohë pas orës 11:00 ajo do të zhvillojë një vizitë në një shkollë në Qerek të Krujës, ku do zhvillohet edhe konferenca për shtyp me Kryeministrin Rama.

Axhenda e plotë:

Përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet më 6 tetor, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë në Ballkanin Perëndimor nga e marta deri të enjten, për të vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovina. Presidentja do të nisë udhëtimin e saj në Tiranë, 8:45-Pritja te Pallati i Brigadave me ceremoni. Rreth orës 9:00-Takimi me Kryeministrin Ramën

Rreth orës 10:00 është parashikuar një takim me Presidentin Meta. Pas kësaj Von Der Leyen dhe Kryeministri Rama, do të vizitojnë shkollën “Korb Muça” në Qerekë të Krujës, shkollë e cila është rindërtuar përmes programit ‘BE për shkollat’ pas dëmtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Pas vizitës aty do të ketë edhe një konferencë për shtyp të përbashkët të Kryeministrit dhe Komisioneres Ursula Von Der Leyen.

Zjarr Tv Ad