Alfred Rushaj justifikon Bashën: Me përjashtimin e Sali Berishës u shmangën shumë…

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, ka folur mbrëmjen e djeshme për vendimin e  kryedemokratit Basha, për përjashtimin e Sali Berishës.

Ai u shpreh se debati mes Berishës dhe Bashës, ka sjellë edhe një debat emocional mes demokratëve, ndërsa shtoi se vendimi i Bashës shmangu një l*uftë mes PD-së dhe SHBA-së.

“Që ka një debat është e qartë, do të isha i pasinqertë nëse do thoja që çdo gjë po shkon shumë mirë, konfilkt nuk mund të quhet, ka një debat, debat emocional mes demokratëve, Berisha ngjall shumë emocione te ne demokratët, jemi rritur duke parë betejat opozitare të tij. Situata nuk është rozë, që nuk ka debat, nuk mund ta themi, por kjo gjë mendoj që nuk mund të karakterizohet si debat dhe me kalimin e kohës, kur emocionet të bien, njerëzit do të mund të identifikojnë gjënë që është më e logjikshme, atë vendimmarrje që ka eliminuar një zënkë të vërtetë ndërmjet PD dhe një partneri të rëndësishëm siç është SHBA”, tha Rushaj në “5 Pyetje nga Babaramo”.

Zjarr Tv Ad