A mund ta sjellë Basha PD-në në pushtet? Blendi Fevziu: Në këto rrethana ai nuk mundet, mund të qëndrojë në PD sa të dojë nëse thyhen rregullat e lojës, por…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë një interviste televizive, i pyetur  nëse Basha e sjell PD-në në pushtet, sipas gazetarit Blendi Fevziu, kreu i PD Lulzim Basha, nuk mund të sjellë PD në pushtet në këto rrethana. Gjithashtu, Fevziu u shpreh se Basha mund të qëndrojë në krye të PD sa të dojë nëse thyhen rregullat e lojës, madje siç u shpreh ai mund ta shtyjë derisa të bëhet Kryeministër.

“Në këto rrethana jo, në rrethana të tjera ndoshta. Nuk dihet çfarë ndodh. 25 prilli e gjeti PD në rrethanat më të mira për të fituar, me një qeveri 8 vite në pushtet dhe në fund nuk fitoi dot. Basha mund të qëndrojë në krye të PD sa të dojë nëse thyhen rregullat e lojës”, u shpreh Fevziu.

Zjarr Tv Ad