Presidentja Vjosa Osmani shtrohet në spital, mund t’i nënshtrohet operacionit

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shtruar në një spital privat pas shqetësimeve shëndetësore.

Sipas gazetës Nacionale, Osmani mund t’i nënshtrohet operacionit për shkak të problemit shëndetësor në fjalë.

“Problemi në idhëz (guri në tëmth) mund t’i jetë shkaktuar nga dieta”, shkruan gazeta duke thënë se në oborrin e spitalit janë parë lëvizje të shumta të makinave të presidencës.

Deri tani, asnjë prej zyrtarëve të Presidencës, përfshi edhe zëdhënësit, nuk i është përgjigjur kërkesës për koment.

Më herët, Osmani pësoi një transformim të madh duke rënë ndjeshëm në peshë, çka tërhoqi edhe vëmendjen e gazetave në Kosovë dhe Shqipëri.

Zjarr Tv Ad