Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka prezantuar sot pajisjen e re e njohur si “makina inteligjente” e cila kap cdo shkelje rrugore, dhe gjobat vendosen automatikisht. Kjo pajisje nuk njeh mik u shpreh sot ministri Çuçi. Gazetari Ylli Dylgjeri ngre disa pyetje për ministrin duke thënë nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’: Je i zoti të na tregosh policë me kokë të shtrenjtë e jo me kapele te shtrenjtë?
STATUSI I PLOTË NGA YLLI DYLGJERI:
O zoti Minister i Brendshem!
Publiku pret t’na prezantosh Policë inteligjentë për të vënë rendin e qetësinë, e Ju na prezantoni makina inteligjente që kontrollojnë shpejtësinë.
Zoti Ministër!
Makinat i bën bota e do ti shesë, e policët i bën Ti me shokët e tu në Polici. Policë të rinj inteligjente duam të shohim.
Je i zoti t’na tregosh inteligjencën e re të policëve e që bashkë me të, të kuptojmë inteligjencen Tuaj?
Je i zoti të na tregosh policë me kokë të shtrenjtë e jo me kapele te shtrenjtë?
Je i zoti ti bindësh policët të qarkullojnë me veshje antiplumb e jo të hanë plumb?
Je i zoti te ndërtosh policim në komunitet e jo halabakë në milet?
Je i zoti te ndalosh kultivimin e tregtimin e drogës?
Je i zoti të na tregosh Polici Europiane?
Këto janë pyetjet.
Nëse se kupton…merre detyrë shtëpije.
Në fund, “makina nuk ha mik” po Ju jeni vënë aty me Mik