Prezantimi i “qeverisë tranzitore”, Basha: Pa PD s’ka zgjedhje

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu siç deklaroi pak kohë më parë, se opozita e bashkuar e kishte një platformë të qartë se si do të ishte qeveria tranzitore, kreu i PD-së, Lulzim Basha nisi sot zyrtarisht prezantimin e kësaj platforme.

Platforma për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, siç tha Basha ka për detyrë kryesore krijimin e Qeverisë Tranzitore. Kjo qeveri do të mund të nxirrte vendin nga kolpasi ku gjendet, vijoi Basha.

“Duhet të sanksionohet përmes një referendumi çdo ndryshim ligjor që do të përbëjë themelet e shtetit të së drejtës. Jemi në gjendje kolapsi total, s’ka qeveri legjitime. Vetëm 350 metra që këtu polica përdori gaz lotsjellës në shtëpitë ku flinin foshnjet e fëmijët për t’i larguar që aty, duke përdorur dru e dajak ndaj prindërve të tyre që s’donin të iknin pa proces të rregullt ligjor, pa dëmshpërblim. Prej disa muajsh vijon saga e Unazës së Re ku Rama u kap në vjedhjen e shekullit, jo thjesht për praktikën korruptive por për fitim tenderi nga një kompani fantazëm, për devijimin e projektit të Lanës për të mos u prekur trualli ku do ndërtonte një trafikant droge”,- tha Basha.

Kryedemokrati tha ndër të tjera: “Sot hapim këtë diskutim me ju dhe brenda partive tona. Presim që ky aspekt i rëndësishëm i transformimt, qeveria tranzitore, ky aspekt të pasurohet përmes këtij dialogu. Sot në ditët dhe javët në vijim presim që këto detyra të kthehen në procese të qarta insitucionale që të garantojmë një proces të ligshëm zgjedhor. Zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë, zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. Zgjedhjet pa të janë farsë. Ne nuk do lejojmë që krimi të bëjë më zgjedhje në Shqipëri. Do ta mbahen vetëm pasi të ndëshkohen hajdutët e votave”,- vijoi kryedemokrati.

Zjarr Tv Ad