Primaret, Bozdo: Ndryshe nga 6 marsi, vendosim balotazhin dhe debatin mes kandidatëve të PD

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale​, Eno Bozdo ka sqaruar se si do të zhvillohen primaret në PD për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pasi ka shpjeguar procedurën e zhvillimit të këtyre primareve, Bozdo ka sqaruar se ndryshe nga primaret e 6 marsit është vendosja e balotazhit dhe vendosja e një debati midis kandidatëve të PD në primare që vlen për anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë të tjerët që janë të interesuar ta ndjekin

Bozdo: KOKOE organizon procesin zgjedhor të primareve. Pra në rolin e një Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve.

Nuk kemi të bëjmë vetëm me votimin e anëtarësisë, por do votojnë edhe simpatizantët. Pasi të shpallet data e primareve me vendim të Kryesisë, KOKOE shpall në mënyrë automatike hapjen e procesit zgjedhor që i paraprim fushatës së kandidatëve dhe përfundon me datën e mbajtjes së primareve.

Kemi dy operacione që po ndodhin dhe KOKOE është përgjegjëse: regjistrimi i kandidatëve dhe fillimi i procesit në degët kryesore për regjistrimin e simpatizantëve.

Ne mendojmë se data e përshtatshme për të bërë përzgjedhjen e kadidatëve përfundimtare do të jetë 6-13 nëntor.

Këtu përcaktohen edhe dy gjera të rëndësishme që nuk i kemi pasur në primaret e para më 6 mars: vendosja e balotazhit dhe vendosja e një debati midis kandidatëve të PD në primare që vlen për anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë të tjerët që janë të interesuar ta ndjekin.

Zjarr Tv Ad