Ish kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka folur lidhur me procesin e primareve dhe ndikimin që do të sillnin në demokraci nëse do të zbatoheshin nga partitë politike. Kume tha se procesi i nisur brenda PD-së, përmbante edhe risqe por theksoi se i shërbente për mirë demokracisë së vendit nëse edhe partitë e tjera politike do të zgjidhnin të zbatonin të njëjtën metodë.
“Është një lëvizje që për mua duhet të përshëndetet dhetë mikpritet nga tëgjithë. Natyrisht shumë e rëndësishme ështëqë kur ky proces është në fillimet e tij të mos diskreditohet si i tillë që do të thotë, në fund të tij të mos ketë të bashkëshoqëruar mosbesimin e procesit. Thënë kjo, duhet të gjithë anëtarët e një partie politike që ndërmerr këtë hap, të jenë aktivë dhe kontribues.
Lidershipi nuk është i mjaftueshëm, duhet që e gjithë anëtarësia të angazhohet. Ashtu sic është thënë që ky proces do jetë i hapur për anëtarësinë dhe për simpatizantë të PD-së, bën që ky proces të vijojë të komplikohet. Për mua, jehona që sjell një proces i tillë, dhe mundësia që ka në rastin kur pretendohettë zhvillohet një proces i tillë, është shumë e madhe por edhe risku për të garuar nëtë kundërtën e vetë për ta bërë procesin të pabesueshëm, është akoma më i madh. Sepse kemi akoma nevojë të mësohemi me rregullat e demokracisë dheaprtitë politike kanë nevojë të mësohen me proceset demokratike.
Dhe jo më pastaj kur thërrasin një proces shumë të rëndësishëm siç janë primaret në një kohë shumë të shkurtër, jo vetëm anëtarësinë por edhe qytetarët. Kjo është sfidë e madhe. Ky proces për këto zgjedhje po bëhet, mirë do ishte të bëhej edhe nga partitë e tjera. Por duhet të kenë vullnet. Asnjëherë të mos kërkohet që sapo të bëhet, t’i merret e gjithë e mira e mundshme. Është punë që efektet i jep hap pas hapi, e rëndësisme është dëshira. Do të ishte e këshillueshme që gjithë partitë politike të angazhohen për procese të tilla sepse i shërbejnë demokracisë”– u shpreh Kume mes të tjerash.