Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman i tha SHBA-së se konsideron shkrimtarin e vrarë Jamal Khashoggi si një islamik të rrezikshëm. Sipas gjigandit mediatik BBC, Princi Mohammed e tha këtë në një telefonatë me Shtëpinë e Bardhë pasi gazetari Khashoggi u zhduk.
Deri më tani Arabia Saudite ka mohuar shkrimet në Ëashington Post dhe Neë York Times. Khashoggi, një shtetas saudit që punonte për shtypin amerikan, ishte një kritik i njohur i sundimtarëve të vendit të tij. Trupi i tij ende nuk është gjetur, por Turqia, SHBA dhe Arabia Saudite kanë pranuar të gjithë se ai u vra në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor. Arabia Saudite mohon se familja e saj mbretërore është përfshirë dhe thotë se është “e vendosur të gjejë të gjitha faktet.