Dështon rezoluta në kuvendin e Kosovës.

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rezolutat dhe platformat për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jenë detyruese për asnjë institucion, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Analisti i çështjeve politike, Agon Maliqi tha për Radion Europa e Lirë se rezoluta është një formë e thjeshtë e konstatimit, pa ndonjë fuqi ligjore, ndërsa platforma është e ngjashme, por të paktën e qartëson dhe është më gjithëpërfshirëse. Kjo e fundit, në krahasim me rezolutën ka një peshë pak më të madhe si mandat politik, që e cakton një lloj kornize, por, siç thotë Maliqi, nuk ka detyrimisht ndonjë fuqi të ndjeshme. Një ditë më parë, Parlamenti i Kosovës dështoi të harmonizonte rezolutën për dialogun me Serbinë.

Deputetët kishin përpara një rezolutë të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nismën me 6 pika nga PDK. Drafti i LDK-së në opozitë kërkon që Presidentit Hashim Thaçi të mos i lejohet të negociojë me Serbinë çështjen e kufijve të Kosovës. Të njëjtën rezolutë, Partia Demokratike e Kosovës kërkoi që t’i shtohen edhe 6 pika.

Zjarr Tv Ad