Princi saudit me spiunë në twitter

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria saudite akuzohet se prej vitesh ka ndërmarrë një fushatë spiunazhi me ndihmën e gjigantit të medieve sociale, Twitter. Tre persona janë shpallur fajtorë nga gjykatat amerikane për demaskimin e kritikëve të familjes mbretërore. Nismëtar i aktivitetit ilegal mendohet të jetë princi saudit Muhamed bin Salman.

Persona të stafit të medies sociale Twitter kanë spiunuar në interes të familjes mbretërore në Arabinë Saudite.

Dy shtetas sauditë dhe një shtetas amerikan ishin rekrutuar nga zyrtarë të Riadit prej vitit 2014 për të zbuluar identitetin e kritikëve të qeverisë.

Ish-punonjësit e Twitter-it kishin akses në sistemin e informacioneve personale për mijëra disidentë të Arabisë Saudite dhe të përdoruesve të tjerë.

“Ligji amerikan i mbron kompanitë tona nga ndërhyrjet e huaja,” deklaroi të mërkurën Departamenti amerikan i Drejtësisë, duke shtuar se “kompanitë dhe teknologjitë amerikane nuk mund të përdoren si instrumente të represionit të huaj.”

Raportohet se aktiviteti i paligjshëm mund të jetë urdhëruar nga princi i kurorës, Muhamed bin Salman, duke ditur se Tëitter përdoret nga një e treta e popullsisë saudite prej 30 milionë banorësh.

Njëri prej të infiltruarve, 41-vjeçari Ahmad Abouammo, ishte paguar mbi 300 mijë euro dhe me një orë luksoze për shërbimin e spiunazhit.

Ai u arrestua të martën, ndërsa dy bashkëpunëtorët janë shpallur në kërkim.

Zbulimi i autoriteteve amerikane vjen në kohën kur ka kaluar njëvjetori i vrasjes së gazetarit saudit Xhamal Kashogi, i cili u vra në Turqi pasi kritikonte fort qëndrimet e qeverisë së tij dhe të princit Muhamed bin Salman.

Zjarr Tv Ad